Italia shpallet fituese e “Eurovision 2021”.
Grupi i rokut Måneskin me këngën “Zitti E Buoni” arriti të grumbullojë 524 pike, duke lënë pas Francën dhe Zvicrën.
Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë.
Franca mori 499 pikë, ndërsa Zvicra që përfaqësohej nga shqiptari Gjon’s Tears 432 pike.
Ndërsa këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku. Katër janë shtetet, të cilat votuan për Peristerin ku Malta na vlerësoi maksimalisht duke na dhënë 12 pikë.
Pikët për Shqipërinë
San Marino 2 pikë
Malta 12 pikë
Danimarka 7 pikë
Holanda 1 pikë