Juventusi ka mundur ‘të kapë trenin e fundit’ për në Ligën e Kampionëve, kjo falë nderit të bërë nga ana e Veronës që ndali Napolin në javën e fundit të kampionatit.Bardhezinjtë e Pirlos fituan lehtësisht ndaj Bolonjës me rezultatin 4-1 duke e vulosur rezultatin që në pjesën e parë me tre golat e shënuar.
Napoli nga ana e tij që e luajti në fushën e tij ndeshjen e fundit duke e pasur vetë në dorë kualifikimin në Ligën e Kampionëve ngeci 1-1 ndaj Veronës pa asnjë lloj objektivi.
Golin e vetëm për Napolin e shënoi mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Amir Rrahmani. Atalanta u mund në fushën e saj nga Milani po pavarësisht kësaj kualifikohet në Ligën e Kampionëve bashkë me kuqezinjtë, falë gabimit të pafalshëm të Napolit.