Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli kërkon debat publik mes kandidatëve të PD-së, dorëzimin e listave të anëtarëve dhe ngrirjen e administratës


Kandidati për kryetar në PD-në, Fatbardh Kadilli në ditën kur mblidhet kryesia për të miratuar kandidaturat për zgjedhjen e drejtuesit të forcës më të madhe opozitare ka parashtruar disa kërkesa ditën e sotme.

Përpara mediave, Kadilli kërkoi që të ngrijnë funksionet e administratës së partisë. Ai gjithashtu kërkoi që kandidatëve t’i vihen në dispozicion listat e anëtarësisë së partisë.

Ndërsa kërkoi debat publik mes kandidatëve në qytetet e Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës.

Dua të bëj publike një kërkesë për kryesinë e PD para mbledhjes së sotme. Jam i qartë për gjendjen që ndodhet PD, si forca kryesore e opozitës. Duke pasur parasysh rezultatin tronditës së zgjedhjeve, duke ndjerë syrin e publikut për drejtësi. Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka zgjedhje e kryetarit të ri të PD. Me bindjen e patundur që forca e PD qëndron tek demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj.

Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, i përket të gjithë Shqipërisë, i shqetëson të gjithë,. I kërkoj kryesisë 1. Të miratojë kërkesat për kandidim kudo që kanë ardhur. Kandidatët që do të kandidohen t’i jepet lista e anëtarësisë. Të organizohen tre debate të hapura për publikun, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me kandidatët në garë. I bëj thirrje demokratëve, ta shikojmë këtë garë për mundësinë për t’u ngritur dhe njëherë. I kërkoj Bashës që atë që i kërkoi Ramaës për debat publik. Kaq kërkoj.

Ai që do të jetë kryetar i PD sot do të jetë kryeministri i Shqipërisë nesër. E quaj një fitore të parë këtë për mua, faktin që kemi në garë 5 kandidatë. Ku shpreha kadidatuar nuk u kuptua, unë doja që të rikthenim garën brenda PD dhe ky është kontributi i parë deri më sot. Nuk kemi asgjë për të shprehur, atë që ia kemi kërkuar kundërshtarit ta respektojmë këtu, në shtëpinë tonë së pari”, tha Kadilli.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *