Një gomone që dyshohej se do transportonte drogë drejt Italisë është kapur në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë.
Mjeti i ngarkuar me rreth 500 kilogramë kanabis u kap në vendin e quajtur Gjiri i Arushës.
Nuk ka ende të dhëna nëse ka persona të arrestuar lidhur me drogën e sekuestruar.