Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka dalë në mbështetje të protestave kundër abuzimeve seksuale.
Spahiu ka shpërndarë foto nga protesta e sotme ku shkruan se është e papranueshme abuzimi ndaj gruas.
Ai bën thirrje për një reagim nga autoritetet për rastin e Mirditës po edhe një reagim nga shoqëria.
“Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.
Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.
Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.
Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet”-shkruan Kreu i KMSH.