Vendosni fjalën kyçe....

“Kush do përpiqet të kafshojë Rusinë, do i thyejmë dhëmbët” – Paralajmërimi i ashpër i Putinit


Presidenti Vladimir Putin ka kritikuar ashpër e paralajmëruar të gjithë ata që kërkojnë të shpërbëjnë vendin më të madh në botë, duke këmbëngulur se Rusia do e mbrojë veten nga ndërhyrjet e mundshme nga jashtë.

Në një fjalim të martën në komitetin organizues ‘Fitorja’, i cili është përgjegjës për përkujtimin e të vrarëve në Luftën e Dytë Botërore, udhëheqësi rus pohoi se ‘të gjithë duan të na kafshojnë diku, ose të shkëpusin ndonjë copë prej nesh’.

Nëse kjo do ndodhë apo kur kjo të ndodhë, ai tha se vendi do ‘u thyejë dhëmbët’ atyre që përpiqen. Ai tha se madhësia e Rusisë dhe burimet e saj natyrore do të thoshin që rivalët gjithmonë do të gjenin arsye për të provuar ta pengonin a sulmin ndërsa ajo forcohej.

“Siç tha një nga perandorët tanë, madhësia jonë i tmerron të gjithë”, shtoi Putini. Citimi i plotë, i atribuohet Car Aleksandrit III dhe sipas tij kjo është arsyeja që ‘Rusia nuk ka miq’.

Presidenti vazhdoi të kritikojë ata që pretendojnë se burimet natyrore të vendit – shumica e tyre në lëndë drusore, minerale dhe rezerva energjetike në hapësirat e mëdha të Siberisë – nuk duhet t’i përkasin vetëm një vendi.

“Është e çuditshme t’i dëgjosh këto gjëra, veçanërisht në publik, por ato ndonjëherë shfaqen”, tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *