Vendosni fjalën kyçe....

Maratona e makthit, 21 viktima në garën 100 kilometra të gjatë në Kinë


Një maratonë në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore u kthye në një luftë për mbijetesë pas breshërit, shiut të akullt dhe erërave të forta që goditën një fazë të garës, duke lënë të vdekur 21 persona.

Gara filloi të shtunën në mëngjes në Jingtai Yelloë River Stone Forest, një atraksion popullor dhe park që mbulon rreth 50 kilometra katrorë, i vendosur në juglindje të Qarkut Jingtai në Provincën Gansu.

Rreth orës 13:00 të së shtunës, gjërat filluan të shkojnë keq në ultramaratonën 100 kilometra të gjatë, njoftoi Xinhua. Pjesëmarrësit që arritën në fazën 20 deri 31 kilometra rrugë u goditën nga shiu i akullt, breshëri dhe erërat jashtëzakonisht të forta.

Ndryshimi i papritur i motit thuhet se çoi në hipotermi për disa pjesëmarrës të maratonës me 172 persona. Gara përfundimisht u pezullua pasi organizatorët humbën kontaktet me disa prej garuesve. Mbi 1,200 punonnjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit janë përfshirë në kërkimin e njerëzve të zhdukur.

Për t’i vështirësuar gjërat, një rrëshqitje dheu goditi zonën menjëherë pas rënies së temperaturave, duke e ndërlikuar edhe më tej kërkimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *