Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë: Integrimi rëndësi e veçantë për Shqipërinë


Ilir Meta ka zhvilluar një takim me tre ministrat e vendeve të “grupit C5”.

Meta i falënderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë që ka integrimi në BE për Shqipërinë.

Kënaqësi të takohesha me përfaqësuesit e vendeve të “Grupi C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, z.Anze Logar, që do të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, që nga korriku 2021.

Vlerësova miqësinë tradicionale mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë duke i falënderuar veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen miqësore dhe të vazhdueshme, që i japin Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, nënvizova rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces.

Duke uruar, që të gjitha përpjekjet e përbashkëta si për zbatimin e reformave ashtu edhe për një vendimmarrje pozitive europiane të korrin sukses të shpejtë, i falënderova edhe një herë të tria vendet për mbështetjen e sinqertë dhe këmbëngulëse”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *