Kreu i PD-së Basha ka munguar në mënyrë misterioze në ceremoninë e stërvitjes ‘Defender 21’ që u zhvillua në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë paraditen e sotme.
Përveç kryeministrit Rama e presidentit Meta, në të mori pjesë edhe ambasadorja amerikane Kim si dhe zyrtarë e përfaqësues ushtarakë vendas e të NATO-s.
Në të shkuarën ka qenë e zakonshme që në ceremoni të këtyre përmasave e kësaj rëndësie, sidomos aty ku përfshihet SHBA-ja a ambasada amerikane, të marrë pjesë edhe kreu i PD-së. Megjithatë sot Basha mungoi.
Sipas Zërit të Amerikës, amabsadorja amerikane Kim kishte kërkuar që në këtë cveremoni të merrte pjesë edhe kryedemokrati, po ai mungoj në mënyrë misterioze.
Mungesa e tij vjen teksa PD është e përfshirë në procesin zgjedhor për kreun e ri të saj, zgjedhje që do mbahen më 13 qershor dhe pak ditë pas shpalljes non grata nga SHBA-ja të liderit historik të saj, Sali Berisha e familjes së tij.
Arsyet e mungesëë së Bashës në këtë ceremoni janë ende mister, nëse kanë të bëjnë me procesin zgjedhor apo është shenjë solidariteti e tij me Berishën, megjithatë nga selia blu nuk ka ende ndonjë deklaratë zytare, për më tepër kur prania e tij është kërkuar nga përfaqësuesja e SHBA-së në Tiranë.
Përgatiti K.Manjani/ Hashtag.al