Vendosni fjalën kyçe....

Mungesa prej disa ditësh, mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës Sinovac


Pas disa ditësh mungesa të vaksinës Sinovac me të cilën duhej të vaksinoheshin për herë të dytë qindra qytetarë ditën e sotme është bërë e mundur pranimi në Rinas i 60 mijë dozave.

Në Rinas u pritën kjo pjesë e vaksinave nga Ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj

Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac. Këto janë pjesë të programit të dytë të marrëveshjes që është bërë nga qeveria. Kjo do të përdoret nga personat që kanë marrë vaksinën e parë dhe vaksinimi do të nisë dhe me dozën e dytë. Numri i vaksinimeve deri ditën e djeshme është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës.

Jemi në grupmoshën plus 60. Po vaksinojmë dhe me të gjithë punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e strukturave hotelerie për të lehtësuar sezonin turistik. Do të përfshijmë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e normalizuar, ka një numër të qëndrueshëm të rasteve aktive, kjo edhe për faktin që vaksinimi masiv po jep efektin e vet. Është vendi për të treguar sukses. Duke filluar nga dita e nesërme, sërish mbërrijnë vaksina, nga Pfizer. Arrijnë dhe 40 mijë vaksina të AstraZenecas. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit duke ulur dhe grupmoshën”- deklaroi Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *