Kreu i PD-së, Basha, mungon në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie që ka nisur pak çaste më parë. Shkak për mungesën e tij është të qenit kryetar duke përbërë konflikt interesi.
Në mbledhjen e lajmëruar prej disa ditësh do diskutohet mbi procesin zgjedhor për kreune kësaj partie. Gjatë mbledhjes pritet të miratohen kandidaturat për zgjedhjet e datës 13 qershor.
Deri tani kanë kandiduar kreu Basha, Edit’h Harxhi e Ibsen Elezi nga grupi Për PD-në, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.