Vendosni fjalën kyçe....

Princi Harry: Kisha frikë të kthehesha në Britani për funeralin e gjyshit tim


0

Për princin Harry, kthimi në Londër për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij Princit Philip muajin e kaluar, ishte një vendim shumë i vështirë.

Kjo pasi sipas tij kthimi në Londër do të thoshte se edhe një herë do përballej me një vend ku ndihej i bllokuar dhe në shënjestër të kamerave. Kjo do të ishte një provë e aftësisë së tij për të përballuar ankthin që po ziente përsëri.

“Unë isha i shqetësuar për këtë, kisha frikë.”- tha Harry për Associated Press gjatë një interviste të fundit të përbashkët me Oprah Winfrey-n, ndërsa promovonin serinë e tyre të dokumentarëve për  shëndetin mendor.

Ai ishte në gjendje t’ja dilte çdo shqetësimi duke përdorur aftësitë e mësuara në terapi.

“Padyshim kjo e bëri atë shumë më të lehtë, por zemra ende më dridhet”– tha Harry, citon Daily Mail.

Harry zbulon se ai për herë të parë është vizituar tek një terapist afërsisht katër vjet më parë me inkurajimin e të dashurës tij të atëhershme Meghan Markle-it, sot gruaja e tij. Ata kishin pasur një argument dhe ajo e kuptoi që zemërimi i tij adresohej në mënyrë të gabuar.

Duka i Sussex-it po kujton eksperiencat e tij me traumat dhe humbjen në seritë dokumentare ‘The Me You Can Not See’, ku ka treguar se sa i pafuqishëm është ndjerë kur ishte i vogël dhe hipte në makinë me nënën e tij princeshën Diana, e cila qante kur rrethoheshin nga paparacët dhe mezi e drejtonte automjetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *