Vendosni fjalën kyçe....

Protestë-marshim në Tiranë kundër abuzimeve seksuale


Në sheshin “Skënderbej” nisi një marshim protestë për fëmijët e abuzuar.

Protesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga 4 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve.

“Mos ma vri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

Ata kërkojnë që shoqëria të adresojë këtë shqetësim, duke brohoritur edhe kërkesat që kanë që nga burgosja e abuzuesve, denoncimi i dhunës, mos heshtja apo edhe edukimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *