Një i burgosur ka provuar të vetëvritet në burgun e Beratit.
Bëhet fjalë për Mikael Bushin, i cili është vetëvarur me çarçaf, por është pikasur në kohë nga një prej rojeve të burgut, shkran BW.
Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Beratit ku raportohet se është në gjendje të rëndë. Bushi është banor i fshatit Samaticë e ishte burgosur prej disa muajsh për dhunë në familje.