Vendosni fjalën kyçe....

Reagon ashpër Edit’h Harxhi: Basha u tregua besëprerë sot si herët e tjera, përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit i pajustifikueshëm


Edit’h Harxhi, një nga kandidatët për kreun e PD-së ka kritikuar ashpër përjashtimin nga gara të një tjetër kandidati, Ibsen Elezit.

Ajo shkruan se përjashtimi nga gara i kandidatëve është akti më i rëndë për një parti të djathtë.

Ajo shton se Basha është treguar besëprerë në vendimin e marrë sot nga kryesia e partisë. Harxhi thekson se përjashtimi i Elezit, jnë nga zërat opozitarë më të fortë në vend është i pajustifikueshëm dhe i rëndë.

“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual.” – shkruan Harxhi në Facebook.

Në vendimin e marrë ngë kryesia pasditen e sotme u pranuan kandidaturat e Lulzim Bashës, Agron Shehajt, Edit’h Harxhit dhe Fatbardh Kadillit ndërsa u përjashtuan kandidaturat e Ibsen Elezit, Admir Mujës, Edmond Vrapit, Sabri Hoxhës e Mirjan Jashanllarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *