Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është pyetur ditën e sotme në Korçë mbi vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Soreca nuk ka komentuar gjatë vendimin por vetëm thotë se është vendim i SHBA-ve të cilin e respektojnë.
“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.