Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i PD-së përmend rastet: KAS noter i masakrës zgjedhore të 25 prillit, 97 herë morën vendime politike


Avokati i PD-së në KAS i ka quajtur noterë të maskarës zgjedhore anëtarët e këtij institucioni pas vendimit për të mos marrë parasysh kërkesën e PD-së për Qarqet Durrës e Shkodër për prova shtesë.

Avokati Marash Logu shkruan në Facebook se 97 herë në 5 seanca publike KAS i është bindur urdhrave politikë të Ramës, Agaçit, Gjiknurit e Ballës.

Ai thekson se vendimet e KAS janë politike e të pabazuara në ligj.

“Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral. Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzusr marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.” – shkruan Logu.

Ai shton më tej se pretendimet e KAS lidhur me veprimet e PD-së janë të gënjeshtërta ndërsa pohoi se në Durrës e Shkodër vota është blerë me 100-300 euro.

  1. PD nuk ka kryer përpjekje për t’i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
  2. Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshrër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova. Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë.” – mbyll reagimin Logu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *