Vendosni fjalën kyçe....

“Basha nuk e çon dot PD në fitore”-Shehaj prezanton platformën për drejtimin e PD-së


Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj ka shpalosur idetë e tij për drejtimin e partisë ku pikë së pari ka bërë fajtor për humbjen Lulzim Bashën.

Sipas Shehajt Basha nuk e çon dot PD-në në fitore dhe ka kërkuar që të ndryshohet lidershipi i saj.

Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.

Më tej ai ka prezantuar edhe platformën e tij se si PD mund të shkojë drejt fitores.

Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar PD, duhet hapur ndaj të vjetërve dhe të rinjve, vendimet duhen marrë nga anëtarë të PD, të jetë e qartë dhe  transparente. Anëtarët duhet të vendosin për karrierën e strukturës, të liderave nëpërmjet votës. Një nga elementët kryesor do jetë votimi i listës për kandidatë i të gjithë listës”, tha Shehaj.

Agron Shehaj është i mendimit se Basha nuk duhet të rikandidonte sërish për kreun e PD.

“Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandodojë. Përgjegjësitë nuk duhen kërkuar për vendimet që janë marrë gjatë fushatës, që shumë gjëra mund të ishte ndryshe por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës”- tha Shehaj.

Ai përmendi edhe  arsyet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit përballë socialistëve që kërkonin mandatin e tretë.

“Arsyeja e humbjes së zgjedhjeve djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale”, tha Shehaj.

Ndërsa për sa i përket shpalljes non-grata të Berishës nuk ka asnjë koment. Ndër të tjera ai thotë se lideri historik i PD ka kontribut në orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit.

“Jemi të vetëdijshëm që lideri histori ka kontribut të jashtëzakonshëm në drejt perëndimit të Shqipërisë. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje”-deklaroi ai.

PD-ja shkon në zgjedhje më 13 qershor dhe në garë janë 4 kandidatë. Përveç Bashës dhe Shehajt, kandidojnë edhe Edit’h Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Harxhi është nga kandidaturat jashtë rrethit të afërt të Bashës përgjatë 8 viteve opozitë ndërsa Shehaj u promovua më 2017 si prurje e re në PD dhe në listat e sigurta të Bashës iu besua qarku i Vlorës ndërsa këtë herë u listua në Tiranë. Ndërsa Fatbardh Kadilli anëtar i Kryesisë menjëherë pas shpalljes së rezultateve paraprake pas 25 prillit doli kundër Bashës dhe kërkoi dorëheqjen/ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *