Vendosni fjalën kyçe....

Çasti kur autori hedh lëndën plasëse në derën e drejtuesit të PD-së e ia mbath me vrap (Video)


Janë publikuar pamjet kur autori ndez lëndën plasëse, e hedh drejt banesës së drejtuesit të PD-së në Shijak e ia mbath me vrap.

Sulmi ndodhi natën e djeshme rreth orës 22:00.

Shpërthim shkaktoi tronditjen e familjarëve që ndodheshin brenda në kohën e shpërthimit si dhe dëme të shumta materiale.

Ilgnor Vora, drejtuesi i PD-së në Shijak tha se nuk ka konflikte personale me askënd dhe se akuzat e tij kanë qenë politike. Ai bëri thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes së rëndë.

Qëndrim të ashpër mbajti edhe selia blu që tha se sulmi është një akt kriminal i papranueshëm dhe se duhej zbardhur sa më shpejt.

*Video Credit: TCH


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *