Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Lezhë, flet 61-vjeçari: Kërkuan lekë, i thashë nuk kam e na goditën me hekur


Ka folur për kamerat pronari i banesës së grabitur mbrëmjen e kaluar në fshatin Spiten të Lezhës.

“Dëgjova zhurmë dhe dola menjëherë. Ishin dy të maskuar dhe me rroba të zeza, të armatosur. Kërkuan lekë, i thashë që nuk kemi”– është shprehur 61-vjeçari Gjergj Doçi.

Duke folur për mediat jashtë ambienteve të spitalit ku ai mori mjekim dhe ka edhe gruan të shtruar, Doçi tregoi për gazetarët se nuk ka mundur t’i njohë autorët pasi ishin me maska. Ai ka treguar se e kanë goditur me hekur atë dhe gruan e tij.

Gruaja 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 “U thashë: ‘Ça boni, kush jeni ju?’. Më goditi me një hekur që e kishte në dorë, rashë pa ndjenja. Ku me I njoft se ishin me maska. Bëra me u çu, më goditi prap. Pastaj i ra gruas. Ajo është më rëndë. Ka marrë dëmtime gruaja në pjesën e kokës.  Policia na tha:’A ke pas punëtorë?’. Kena ba ca punime te shpia, kena pas ca punëtorë, kena dhan do emra”– tregoi më tej zoti Doçi.

Më pas ai tregon se hajdutët janë larguar në këmbë: “Kur kanë ikur kanë ikur në këmbë, me çfarë kanë ardhur nuk e di, dolën jashtë e pasi i morën ato telefona e lek, jo shumë, dola jashtë ti shoh nga ikën, hipën sipër avllisë dhe ikën.”

Pak më herët, policia njoftoi se Gjergj Doci kishte denoncuar “se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen Vitore Doci, 47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *