Vendosni fjalën kyçe....

Hynë për të vjedhur, grabitësit dhunojnë të gjithë familjen në Lezhë


Një grabitje ka ndodhur në orët e natës në një banesë në fshatin Spiten të Lezhës.

Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet GJ.D., 61 vjeç, për të vjedhur.

Mirëpo pasi kanë hasur në rezistencë, grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe familjen e tij. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *