Vendosni fjalën kyçe....

Ideja e çuditshme, ministri rus i Mbrojtjes dëshiron të klonojë ushtrinë 3000-vjeçare të Skithëve


Rusia kërkon të rrisë artificialisht njerëz duke përdorur ADN-në e një fisi antik. Ideja është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Shoigu e ka të bëjë me klonimin e një fisi luftëtarësh nomadë 3000-vjeçarë, skithëve.

Ai la të kuptohej për faktin se vendi mund të shikonte për klonimin e një grupi luftëtarësh nomadë të ngrirë në tokë në Siberi. Shoigu la të kuptohet për idenë gjatë një takimi me Shoqërinë Gjeografike Ruse në mes të prillit.

Skithët ishin një grup luftëtarësh nomadë dhe njerëzish që jetuan midis shekujve 9 dhe 2 ose 1 para erës sonë. Besohet se origjina e Skithëve ishte nga zona midis Mongolisë veriore dhe Iranit. Në fund fisi u zhvendos në veri në Siberi, por ishte i njohur për bredhjet në pjesë të mëdha të Euroazisë.

Mbetjet e Skithëve u zbuluan dy dekada më parë nga arkeologët, ndërsa po hetonin rajonin Tuva të Siberisë. Natyra e ftohtë e rajonit ndihmoi në mirëmbajtjen e mbetjeve dhe shumica e lëndës biologjike është ruajtur mirë.

Shoigu më tej tha se: “ne kemi kryer tashmë disa ekspedita atje, është një ekspeditë e madhe ndërkombëtare. Shumë gjëra janë konfirmuar, por mbetet shumë për të bërë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *