Drejtuesi i PD-së për Shijakun, Ilgnor Vora, ka kërkuar zbardhjen e vënies së lëndës plasëse në banesën e tij.
Ai tha se nuk ka asnjë pistë për hetimin duke qenë se nuk ka konflikte personale me askënd.
Vora theksoi se denoncimet e tij kanë qenë politike dhe janë bërë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
“Çdo gjë është e qartë. Në derën e banesës ku ne banojmë ka shpërthyer tritoli rreth orës 21:50. Ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit që po heton policia. Pjesën e politikës ushtroj gjatë tre viteve si kryetar i qytetit të Shijakut. Presim përgjigjen e policisë së shtetit. Kam vite që jetoj në qytetin e Shijakut që kur kam lindur dhe konflikte nuk kam pasur me askënd, përveç denoncimeve tona politike. Jemi një familje shumë e madhe” – tha Vora.