Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) është mbledhur sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim për qarkun e Durrësit.
Në këtë mbledhje, përfaqësuesi i aleancës PD-AN ka kërkuar rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke i konsideruar të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa LSI nga ana tjetër ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.
Sjellim ndërmend se KAS në ditët e kaluara ka shqyrtuar ankimimet për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.