Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Komisionit Hetimor: Nuk mund të diskutoj në një strukturë që s’ka legjitimitet


Presidenta i ka kthyer përgjigje Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta, lidhur me ftesën për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore për akuzat e ngritura kundër tij.

Në përgjigjen për Komisionin, Presidenti thotë se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

“Gjithsesi, ju sjellim në vëmendje se, Presidenti i Republikës ka bërë të qartë qëndrimin e tij se, nuk bëhet palë me askënd në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik.”– shkruhet në këtë shkresë.

Meta shkruan se ky komision e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, “duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *