Për të qëndruar në rrugën e duhur me të dhënat gjithnjë në rritje që dërgohen nga hapësira në Tokë, NASA njoftoi se do të testojë sistemet e komunikimit me lazer duke filluar këtë verë.
Misionet hapësinore po përdorin teknologji dhe pajisje të reja, të afta për të mbledhur më shumë të dhëna se kurrë më parë.
Kështu që në mënyrë që t’i dërgojë këto të dhëna në Tokë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të sigurt të jetë e mundur, NASA planifikon të largohet nga komunikimet e tanishme tradicionale të frekuencës së radios dhe në vend të kësaj do provojë komunikimet me lazer, të njohura gjithashtu si komunikime optike.
Më 12 maj, NASA njoftoi se provat e para të komunikimit me lazer (LCRD) do të nisin këtë verë. Përdorimi i komunikimeve me lazer do të përmirësojë jashtëzakonisht mënyrën e transmetimit të të dhënave në Tokë, duke përshpejtuar të gjithë procesin dhe duke transferuar midis 10 deri në 100 herë më shumë të dhëna se sa sistemet e tanishme të frekuencës radio.
Tani për tani duhen rreth nëntë javë që të dhënat të transmetohen në Tokë, por me komunikimet lazer, kjo kohë do të shkurtohej në nëntë ditë.