Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha, ka ironizuar qëndrimet e kreut të selisë blu Basha, duke thënë se 8 vitet e fundit ka ndodhur e kundërta e asaj që ka thënë a premtuar Basha.
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi, Hoxha përmendi të gjitha rastet që kanë ndodhur vitet e fundit kur ka ndodhur e kundërta e asaj që ka shprehur Basha, duke theksuar, zgjedhjet, djegien e mandateve, prishjen e Teatrit Kombëtar, etj.
“Po të shohim qëndrimet e z. Basha në 8 vite opozitë, të gjitha ato që ai ka artikuluar më fort për opinionin publik, kanë ndodhur të kundërtat. Të gjitha, pa përjashtim. Nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën, jemi fut katër herë në zgjedhje me Edi Ramën. Fatmir Xhafaj do kalojë mbi trupin tim të bëhet ministër, Fatmiri u bë ministër, mbi trupin tim Edi Rama për teatrin, u shemb teatri, dogjëm mandatet tha Rama do bjerë, jo vetëm që nuk ka po mori edhe tre nga ata deputetët që i morën dhe i futi në listën e 25 prillit. Atij personi, atë që artikulon më fort merri të kundërtën se ajo do ndodhë.” – tha Hoxha.