Vendosni fjalën kyçe....

Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid-19 në vend, Tirana për herë të parë pa asnjë rast (Buletini)


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e Covid-19 në vendit tonë ku vihet re përmirësim i ndjeshëm i situatës në vend në 24 orët e fundit.

Për herë të parë që nga fillimi i saj në Tiranë nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç.

Statistika (24 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 94
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2020

Testime totale 700,270

Raste pozitive 132,215
Raste të shëruara 128,826
Raste Aktive 944
Humbje jete 2,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 505
Korçë 108
Shkodër 85
Vlorë 53
Elbasan 42
Berat 39
Lezhë 32
Gjirokastër 34
Fier 20
Kukës 13
Durrës 10
Dibër 3

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *