Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndroq.
Ai tha se Lagja e re do të jetë si një qendër rezidenciale me shtëpi individuale, me lulishte përpara, me objekte arsimore dhe qendër komunitare dhe do sjellë në zhvillim të ri për zonën e Vaqarrit.
“Kjo krijon komunitet më të zhvilluar dhe më social për fëmijët, gjyshërit dhe vetë banorët ta kthejnë këtë zonë në lagje rezidenciale. Perfekt.” – tha Rama.
Në këtë vizitë, Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Sipas tyre lagja e re do të jetë gati në fund të gushtit dhe rreth 350 banorë do të mblidhen ne lagjen qendrore.
“Në fund të gushtit do të përfundojë, para fillimit të vitit të ri shkollor.”- tha Veliaj.
Rama u takua edhe me disa prej banorëve të zonës, të cilët i pyeti: “A u bë siç e deshët?”.