Vendosni fjalën kyçe....

SHÇBA del me njoftim zyrtar për vrasjen e Everest Çakës: Lajmet se po hetohet Policia e Elbasanit janë të pavërteta


Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në media gjatë këtyre ditëve se në lidhje me ekzekutimin e Everest Cakës, kanë nisur hetimet ndaj Policisë së Elbasanit për shkak të reagimit të vonuar të tyre.

 “SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.”- thuhet në njoftim.

Everest Çaka, i cili u ekzekutua në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit dy javë më parë, dyshohet të jetë vrarë pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në muajin nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.

 Kjo është pista e parë në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes së Everest Çakës.

Njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *