Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj në konferencën e tij për shtyp deklaroi se zgjedhjet e brendshme nuk do nxjerrin kryetarin e ri por do vendosin nëse duan të fitojnë apo humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai theksoi se vendosi të kandidojë pasi udhëheqja aktuale po përpiqet të kalojë humbjen si një gjë të zakonshme.
“Kandidimi im s’është një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër.
Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD“-tha Shehaj.