Pesë inspektorë të IMT-së në bashkinë e Sarandës janë shkarkuar nga detyra.
Ata akuzohen për moskryerjen e detyrës duke favorizuar ndërtimet pa leje. Inspektorët e shkarkuar janë Engjellush Braho, Toli Qesari, Erjon Cakalli, Tonin Simoni e Oltion Durmishi.
Ditët në vijim pritet të nisë aksioni i IMT-së së Sarandës për të prishur ndërtimet pa leje në bregdet.