Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në portën e shtëpisë së kryetarit të PD-së në Shijak


Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në portën e një banesë në Shijak.

Pronari i banesës, pranë së cilës ndodhi shpërthimi është Ilgner Vora, i cili është kreu i grupseksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë.

Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me autorët, dhe se nuk ka pasur konflikte me ndonjë person.

“Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen ‘Kodra’, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ilgnor Vora banonte në këtë shtëpi, por godina nuk është në emër të tij por të vëllait të tij, O.Vora. Edhe ai banon në të njëjtën godinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *