Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në banesën e koordinatorit në Shijak, reagon PD: Akt kriminal, thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese


Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me shpërthimin me tritol që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në banesën e drejtuesit të degës së kësaj force politike në qytetin e Shijakut.

“Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.”- thuhet në reagimin e PD-së.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00 në lagjen “Kodra” në Shijak. Lënda plasëse ishte vendosur në banesën e njërit prej drejtuesve të PD-së në Bashkinë e Shijakut, Ilgner Vora. Ai jeton në të njëjtën banesë me vëllain e tij O.V.

Siç njoftoi dhe policia, nga shpërthimi nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *