Vendosni fjalën kyçe....

U fut në depozitën e ujit dhe s’mundi të dalë më, mbytet 56-vjeçari në Lazarat


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lazarat në Gjirokastër, ku një 56-vjeçar është mbytur në një depozitë me ujë.

Ai ishte futur në depozitën e madhe me ujë, por nuk ka mundur dot të dal e për pasojë është mbytur.

“Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.

Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *