Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 14 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar në 155.071 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 5.342, përfshirë 13 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Po ashtu 103 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 147.043 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 779.581 teste të dyshuara për COVID-19, me 1.489 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.686.