Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Brazil trafikanti i “Ndraghetës”, i dyti në listën e më të kërkuarve në Itali


Përfundon arratia e trafikantit italian të drogës, Rocco Morabito.

Ai është arrestuar në Brazil, në një operacion të përbashkët nga karabinierët e Rios dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, në bashkëpunimin e DEA-s, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve.

Morabito ishte së bashku me një tjetër të arratisur, Vincenzo Pasquino.

Siç shkruan Repubblica, Morabito aktualisht konsiderohet narkobrokeri më i njohur i ‘Ndrangheta’-ës në qarkullim dhe për nga rëndësia i arratisuri i dytë më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro.

Morabito, i cili është i dënuar me 30 vjet për trafik droge, ishte zhdukur në qershor të vitit 2019, disa ditë pas ekstradimit në Itali, me një arratisje filmi nga burgu i Montevideo. Lajmet e fundit për të, të paktën zyrtarisht, ishin dhënë nga Elida Ituarte, gruaja që në qershor të vitit 2019, në mes të natës, e gjeti atë në shtëpi.

Morabito, së bashku me disa bashkëpunëtorë, kishin ikur nga çatia e burgut të Montevideo, një burg në zemër të kryeqytetit italian, për të zbritur në verandën e shtëpisë më të afërt. Ai i mori zonjës së shtëpisë të gjitha paratë kesh që kishte, pastaj pasi kërkoi falje për bastisjen, u zhduk.

“Vajza ime është shumë e sëmurë.”– i tha ai zonjës dhe i kërkoi para se të pastronte sirtarët dhe portofolin e saj. Kush u largua me të atë natë është kapur gjatë muajve në vijim. Jo ai. Morabito iku, pa lënë asnjë gjurmë. Epo të paktën deri më tani, kur u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba-s në Brazil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *