Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime në Berat: Betejën e 25 prillit s’e bëmë për vete, kam bindjen se shqiptarët do vijojnë të na ndjekin


Kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me mbështetës të PD-së në qytetin e Beratit.

Basha tha se pavarësisht se PS erdhi në zgjedhje me kriminelët e lekët e oligarkëve kurse forca politikeqë drejton me ndershmëri, program i ide, sërish PD u rrit.

Ai shtoi se që prej 1991, PD u fut në zgjedhje duke mos pasur asnjë pushtet ndërsa theksoi se është e vetmja që ka fuqinë, përvojën e kurajën për ta çuar deri në fund luftën për ndryshim.

“Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm në Berat po në mbarë vendin ne qëndruam fuqishëm, ju qëndruat. Në një fushë beteje ku ai vinte me kriminelët e paratë e oligarkëve, ne shkonim me ndershmëri, me program, me ide e me vizion. Në vend që të bëheshim më të dobët në një situatë kur për herë të parë që nga vitit 1991 nuk kishim asnjë pushtet, më 25 prill ne dolëm më të mëdhenj, më të bashkuar. Jemi këtu se jemi të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën e kurajën për ta çuar deri në fund luftën për ndryshim. Shqiptarët na ndoqën sepse besuan se ne po e bëbim këtë për ta. Kam bindjen e thellë se shqiptarët do vijojnë të na ndjekin.” – tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *