Vendosni fjalën kyçe....

Berisha “non grata”/ Bujar Nishani: Reagimi i Bashës ishte hipokrit, të sqarojë sa është ndikuar nga ai


Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, i cili është gjithashtu pjesë e “Grupit për PD”, e ka cilësuar hipokrit reagimin e Lulzim Bashës për vendimin e shpalljes “non grata” nga SHBA-të për ish kryeministrin Sali Berisha.

Nishani tha se kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha duhet të jetë transparent dhe të tregojë ndikimin që Berisha mund të ketë pasur tek ai në drejtimin e partisë.

Nga ana tjetër shtoi se tek Berisha ka konstatuar modelin e ndershmërisë dhe institucionalizimit.

“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë me faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit që i është drejtuar gjykatës.

E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha.

Unë president, z.Berisha kryeministër. Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi.

Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënojë marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën.

Qëndrimi i z Basha ishte hipokrit.  Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë për këtë çështje, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë transparencë, por z.Basha dhe unë e kemi të qartë.

Transparencën duhet ta bëj Basha, pasi në opinionin publik ka diskutime se është i ndikuar nga z. Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë z. Basha në PD. Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime, apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha.”– tha Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *