Prej disa ditëve afati i vendosjes së masave nga Komiteti Teknik për përballimin e përhapjes së koronavirusit kanë rënë por kjo nuk ka bërë që ai të mblidhet sërish për të vendosur për masat e reja.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino në emisionin “Log.” tha se Komiteti Teknik do të mblidhet dhe se ka zhvilluar diskutime për situatën epidemiologjike.
“Komiteti do të mblidhet, nuk është se nuk ka diskutuar të gjitha masat sepse diskutimet bëhen edhe online dhe mund të ketë edhe mbledhje të cilat nuk transmetohen. Komiteti ka bërë një bilanc të situatës ku jemi, të shifrave, të gjithçkaje dhe po ashtu në krahasim me vendet e tjera”- tha Bino.