Vendosni fjalën kyçe....

Britania u bën thirrje kompanive ajrore pas arrestimit të gazetarit: Shmangni hapësirën ajrore Bjelloruse


Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u ka kërkuar linjave ajrore që të shmangin hapësirën ajrore Bjelloruse, kjo pas devijimit të një fluturimi të një avioni Ryanair në Minsk ku u arrestua një gazetar i opozitës së këtij vendi.

Ministri i Transportit, Grant Shapps thotë se ky vendim për shmangien e hapësirës ajrore bjelloruse ishte i nevojshëm “për të mbajtur pasagjerët të sigurt”, citon BBC.

Ndërsa Ministri i Jashtëm Dominic Raab ka deklaruar se devijimi i fluturimit kishte qenë një “sulm tronditës ndaj aviacionit civil”.

Kujtojmë se ditën e dielë, gazetari disident Roman Protasevich, 26-vjeç, u nxorr nga avionic pas uljes në Minsk dhe u arrestua.

Bjellorusia përplasi një avion luftarak në hapësirën e saj ajrore, për të detyruar avionin që po udhëtonte nga Athina në Greqi për në Vilnius (Lituani) – që të ulej në kryeqytetin bjellorus me pretendimin se kishte pasur një kërcënim bombe.

Policia e mori gazetarin Protasevich kur zbritën pasagjerët.

Ministri Shapps tha se ai gjithashtu ka pezulluar lejen e funksionimit të linjës ajrore shtetërore të Bjellorusisë, Belavia, duke e ndaluar atë në mënyrë të efektshme nga Mbretëria e Bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *