Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtuesit e disa prokurorive në rrethe.
Anita Jella është caktuar drejtuese e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës ndërsa Genti Xholi do drejtojë prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Të dy do i mbajnë detyrat për një periudhë 3-vjeçare duke nisur nga data e hyrjes në fuqi të vendimit.
“Në përfundim të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, KLP vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3 (tre ) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” – thuhet ndër të tjera në vendimin e KLP-së.