Vendosni fjalën kyçe....

“Çështje ditësh a javësh” – Kurti premtoi reciprocitetin me Serbinë, ministrja: Fillimisht do shfrytëzojmë mekanizmat rajonalë për zgjidhjen e problemeve


Ministrja e Industrisë së Kosovës Rozeta Hajdari, ka thënë sot se reciprociteti me Serbinë nuk është vendosur menjëherë, por fillimisht do shfrytëzohen mekanizmat rajonalë për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve.

Deklarata e sotme e ministres bie ndesh me premtimin e bërë nga kryeministri Albin Kurti pak ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit. I pyetur nga gazetari, Kurti tha se vendosja e reciprocitetit me Serbinë do ishte çështje ditësh a javësh, shkruan Lajmi.

“Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim, ashtu siç e tha zonja presidente. Pse do të duhej të ishte kaq e jashtëzakonshme të vendoset reciprociteti që është gjëja më e zakonshme për një shtet që e thërret veten të pavarur dhe sovran. Vendosja e tij është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do jetë sekuenca po është ndër gjërat e para që do bëjmë.” – deklaronte Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *