Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në Barcelonë i mbërthyer brenda një statuje dinosauri, e përdorur më parë për të reklamuar filmat në kinema.
Policia po heton shkakun e vdekjes së tij dhe mënyrën se si ai arriti të hynte brenda, ku edhe u gjet i vdekur.
Zbulimi i tmerrshëm u bë nga një baba dhe bir që po luanin rreth statujës së madhe të dinosaurit, e vendosur në rrethinën juglindore të Barcelonës, Santa Coloma de Gramenet.
Sipas raporteve të mediave lokale, babai ndjeu një erë të keqe – dhe pa një trup të vdekur përmes një çarjeje në statujë, duke njoftuar menjëherë autoritetet.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarrfikësit hapin statujën për të marrë trupin. Personi i vdekur doli të ishte një burrë 39-vjeçar vendas, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.