Vendosni fjalën kyçe....

KAS pranon pjesërisht kërkesën e LSI, në Durrës do rinumërohen 108 kuti


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e LSI-së për rinumërim të votave në Durrës.

Pasi relatori i saj në KAS, Altin Kaziaj, parashtroi kërkesën mbi të njëjtin arsyetim si në Qarkun e Beratit për të gjitha ZAZ-të për shkak të rezultatit të ngushtë të votave.

Me lejen tuaj po relatoj. Sapo u shprehët për një kërkesë të ngjashme. Ne kemi bërë kërkesë duke vënë në lëvizje, kërkojmë vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse. Kërkojmë si në qarkun e Beratit, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të. E keni këtë kërkesë. Ka 8 fletë kërkesa. Në brendësi keni argumente për vendimmarrje objektive. Struktura e kësaj kërkese është e njëjtë me qarkun e Beratit. Në bazë të gjetjeve të LSI-së nëpër VNV e kamerave në 300 QV. Numëruesit me qëllim apo jo vinin dorën tek subjekti dhe shpesh herë nuk e mbanin fletën e votimit ashtu siç parashikohet në manualin përkatës. Nga kjo tabelë më konkretisht PS ka 204 vota më tepër, ndërsa LSI 136 vota disavantazh. Është element shtesë që e përdorim për besueshmërinë e kërkesës tonë ankimore“-tha Altin Kaziaj, përfaqësuesi i LSI.

Pas kërkesës së Kaziajt, KAS pranoi rinumërim të pjesshëm vetëm për 108 kuti votimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *