Kandidati i Partisë Sociale Demokrate në Shkodër ka humbur mundësinë e të qenit deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Vendimi është marrë nga KQZ-ja e prej tij preket Gledis Çeliku.
Sipas KQZ-së, kandidati në fjalë nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit e kësisaj përjashtohet nga mundësia për t’u bërë deputet.
Ndërkaq vendin e Bashkim Finos në Fier e zë Gentiana Cakrani.
“Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.” – thuhet në vendimin e KQZ-së.