Lojtari i ekipit kombëtar kroat të futbollit, Luka Modriç ka vazhduar kontratën e tij me ekipin spanjoll të Real Madridit për një vit tjetër, gjegjësisht deri në verën e vitit 2022.
Në njoftimin e klubit madrilen thuhet se kontrata e Modriçit është rinovuar, gjegjësisht është nënshkruar kontratë e re, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.
“Jam krenar dhe i lumtur që vazhdoj të mbajë uniformën e ekipit më të mirë në botë”, shkroi Modriç në profilin e tij në Instagram.
Modriç, një mesfushor 35-vjeçar i cili luan për Real Madridin që nga viti 2012 ka zhvilluar 48 ndeshje sezonin e kaluar.