Ditën e sotme qeveria ka nisur sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Kështu thotë kryeministri Edi Rama në një postim në ‘Facebook’. Ai shkruan se ky mandat i tretë i tij do të fokusohet drejt një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare me ato europiane.
“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.
#SkaKohëPërPushim.”-shkruan Rama.