Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në koncertin e paautorizuar në Karolinën e Jugut, vritet një 14-vjeçare dhe plagosen 13 persona


Trembëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur dhe një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën, pas disa të shtënave me arme zjarri në një concert të mbajtur në mënyrë të paligjshme në Karolinën e Jugut gjatë fundjavës.

Hetuesit thanë se pak para krismave kishte filluar një përleshje në një lagje të North Charleston rreth orës 22:30 të së shtunës. Shefi i Policisë Reggie Burgess, tha se pjesëmarrësit në koncert nuk e kanë kuptuar se sa njerëz po qëllonin.

Adoleshentja e vrarë u identifikua të hënën si Ronjanae Smith, 14 vjeç.

 

Burgess bëri një lutje së bashku me familjen e saj para se të fliste me gazetarët të dielën.

Në vendin e ngjarjes, ishte ngritur një skene e vogël e improvizuar. Aty kishte dhe një bar dhe tavolina ushqimi ku po shiteshin pije dhe meze.

Hetuesit po shikojnë nëse personeli i sigurisë ishte i përfshirë në të shtënat.

“I gjithë qëllimi i kësaj ishte të bënin para, por ata bënë para me koston e një jete.”– tha Burgess, citon ABC News.

Koncerti i paligjshëm u njoftua përmes disa fletushkave që premtonin siguri. Burgess tha se hetuesit ende nuk e dinin se kush ka qëlluar. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

“Individët ishin të zemëruar me njëri-tjetrin dhe nuk u interesonte kush u godit.”– ishte gjithçka që mund të thoshte shefi i Policisë.

Koncerti dhe të shtënat ndodhën në një fushë afër një lagjeje të vogël me rrugë të ngushta dredha-dredha në North Charleston. Hetuesit thanë se policia arriti tre minuta pasi u thirrën dhe me kaq shumë makina dhe njerëz që vraponin jashtë, nuk ishin të sigurt se sa njerëz ishin atë mbrëmje.

Aktivistët e komunitetit u kërkuan miqve dhe familjes së viktimave të linin policinë të bënte punën e saj.

“Ne duam që policia të merret me këtë rast. Asnjë hakmarrje nga familja ose miqtë ose nga askush.”– tha pastori Thomas Ravenell, citon ABC News.“Ata prej nesh që kanë qenë atje e dinë se sa e vështirë është të humbasësh një të dashur dhe të qëndrosh pa punë.”

Sicc shkruajnë mediet lokale, familjarët e adoleshentes së vrarë Ronjanae Smith kanë folur lidhur me ngjarjen.

14-vjeçarja, Ronjanae Smith

Babai i saj, Ronald Smith foli në një letër për dhimbjen që ndjente duke e ditur se kurrë më nuk do të marrë një mesazh apo telefonatë nga vajza e tij.

Por ai theksoi se donte t’ja linte drejtësinë autoriteteve në dorë dhe u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit të tij të bënin të njëjtën gjë.

“Katrina dhe unë nuk po kërkojmë hakmarrje, po kërkojmë llogari. Ne kërkojmë që askush të mos veprojë si hakmarrje pasi e kemi vënë këtë veprim të pakuptimtë në dorën e Zotit. Nëse doni ta nderoni Ronjanae, nderojeni atë me lutje, nderojeni atë së bashku. Nderojeni atë duke u bërë më e arsimuar.

Nderojeni atë duke mos qenë të urryer dhe më e rëndësishmja nderojeni atë duke qenë një komunitet pozitiv që mund të ndalojë dhunën me të gjitha mjetet e nevojshme. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë dhimbje. Ronjanae, të gjithë na mungon dhe të duam vogëlushe.”- janë fjalët e babait të vajzës së ndjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *