18 elefantë janë vrarë nga goditjet e rrufesë gjatë një stuhie në Indi. Zyrtarët e pyjeve në zonën verilindore të vendit zbuluan trupat e grupit prej 18 elefantësh të mbledhur së bashku në dy grupe.
Ata dyshojnë se kafshët u vranë gjatë një stuhie të fundit në rrethin Nagaon të shtetit Assam.
Kryeministri i Assam, Himanta Bisëa Sarma, tha në një deklaratë se ai ishte i shqetësuar për vdekjet e një ‘numri të madh elefantësh’ të tillë.
Amit Sahay, nga departamenti i pyjeve i shtetit, tha: “Katër kufoma elefantësh u gjetën në një vend dhe 14 të tjerë në një vend tjetër.”
“Hetimi paraprak zbuloi se elefantët mund të ishin vrarë nga rrufeja. Zyrtarët e lartë të departamentit të pyjeve dhe mjekët veterinarë shkuan në vend e pas këqyrjes arritën në përfundimin e lartpërmendur.” – shtoi ai.